CR7 po kërkon ekip të ri, agjenti i tij kontakton Atletico Madrid-in

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende për t’u vendosur.

Pavarësisht se ka ende një kontratë njëvjeçare me Manchester United, portugezi është gati të largohet nga “Djajtë e Kuq” në këtë seancë merkatoja.

Qëllimi i Cristiano Ronaldo është të luajë sërish në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes po troket në dyert e klubeve të mëdha evropiane për të provuar fatin.

Sipas raportimeve nga “ESPN”, disa kontakte janë nisur edhe me Atletico Madrid.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *