Disa nga rekomandimet e OBSH-së në këto ditë të nxehta
Kjo javë është parashikuar se do të jetë me temperatura ekstreme.
Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar disa këshilla sesi mund të përballojmë këtë mot ekstremisht të nxehtë.
OBSH rekomandon:
- Qëndroni në dhomën më të freskët në shtëpi, veçanërisht gjatë natës.
- Shpenzoni 2-3 orë në ditë në një vend të freskët, në një ndërtesë me ajër të kondicioniuar.
- Shmangni daljet në orët më të nxehta të ditës.
- Nëse mundeni, shmangni aktivitetin e rëndë fizik ose zgjidhni orët të më freskëta nga ora 04:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
- Qëndroni në hije.
- Mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara
- Gjatë këtyre ditëve të nxehta mos harroni se duhet të pini shumë lëngje, kryesisht ujë e qëndroni larg pijeve alkoolike.
/albinfo.ch/