Digjet një automjet me anëtarët e KKZ Gostivar, materiali zgjedhor i padëmtuar

Një automjet motorik “ford transit”, me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar F.A. (35) nga Gostivari, është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes afër pikës pagesore në Tetovë. Në automjet kanë qenë pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Gostivar, të cilët po e transportonin materialin zgjedhor në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB, materiali aspak nuk është dëmtuar, është transferuar në një automjet tjetër dhe është dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Rasti është denoncuar në SPB Tetovë herët në mëngjes në orën 4.30.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *