Doarsa Kica lajmërohet pas dorëheqjes së Ziadin Selës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka shkruar pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga pozita e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

“Falemnderit për atë që përfaqësoni, Z. Ziadin Sela”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Edhe për deputeten Doarsa Kica-Xhelili është raportuar se ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo.

Por ajo ende nuk e ka konfirmuar atë, e prej kohës së atyre raportimeve ajo s’ka pasur ndonjë paraqitje.

/TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *