DONALD TRUMP-IN NUK DO TË MUND TA GJEJMË AS NË YOUTUBE

Burimi i fotografisë: Google/Getty Images

Donald Trump nuk do të ketë qasje as në kanalin e tij në Yotube, kjo për shkak se platforma e transmetimit ka suspenduar kanalin e tij për të paktën një javë – suspendim ky që ka potencial të zgjatet, njofton CNN, transmeton Insajderi.

Kanali i tij në Youtube, ka shkelur një nga rregullat e platformës, njoftoi kompania të martën. Videoja që tashmë është fshirë, promovonte dhe nxiste dhunë.

YouTube nuk pranoi të ndajë detajet e videos që penalizoi Trump-in, por tha se pas një javë ndërprerjeje, kompania do të rishikojë vendimin.

Deri më tani, YouTube kishte qenë e vetmja platformë kryesore e mbetur e mediave sociale që nuk e kishte pezulluar Trump në një farë mënyre. Facebook ka pezulluar llogarinë e Trump “për një kohë të pacaktuar”, ndërsa Twitter e ka ndaluar plotësisht qasjen e tij.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *