DY BURIME I KISHIN TREGUAR FBI-SË SE ÇFARË DOKUMENTESH FSHIHTE TRUMP DHE KU

Bastisja në rezidencën e ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Florida u bazua kryesisht në informacionet e dhëna nga një burim i besueshëm i FBI-së.

Ky burimi ishte në gjendje të identifikonte se cilat dokumente të klasifikuara ish-Presidenti Trump i fshihte ende dhe madje e dinte edhe vendndodhjen e tyre.

Newsweek raporton se zyrtarët qeveritarë të cilët kanë njohuri të drejtpërdrejta mbi diskutimet e FBI-së kanë thënë se bastisja e rezidencës së Trump në Florida ishte planifikuar qëllimisht të ndodhte kur ish-presidenti nuk ndodhej aty.“Udhëheqësit e FBI-së në Washington dhe Miami kanë vepruar asisoj që të shmangnin spektaklin mediatik nga Trump. Madje, kishin shuar çdo mundësi fotografimi ose publikimin në ndonjë platformë nga e cila do të kishte përpjekje për pengim të bastisjes e cila do të ulte profilin e ngjarjes” – thotë një nga burimet.

Të dy zyrtarët e lartë të qeverisë thonë se bastisja ishte planifikuar pa asnjë motiv politik, pasi FBI kishte për qëllim vetëm të rikthente dokumente shumë të klasifikuara që ishin hequr ilegalisht nga Shtëpia e Bardhë.

Përgatitjet për të kryer një operacion të tillë nisën javë më parë, por në planifikimin e datës dhe orës, Zyra e FBI në Miami dhe selia e Washingtonit u fokusuan në kthimin e planifikuar të ish-presidentit në Florida nga rezidencat e tij në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

“Ata po kërkonin të shmangnin çdo cirk mediatik”, thotë burimi i dytë, një zyrtar i lartë i inteligjencës, i cili u informua për hetimin dhe operacionin.

“Pra, edhe pse gjithçka kishte kuptim burokratikisht edhe FBI kishte frikë se dokumentet mund të shkatërroheshin” – tha ky burim.

Të hënën rreth orës 10 të mëngjesit, dy grupe me agjentë dhe teknikë të FBI-së u shfaqën në shtëpinë e Donald Trump në Florida për të ekzekutuar një urdhër kontrolli për të marrë çdo dokument në pronësi të qeverisë që mund të jetë në posedim të Trump, por që kërkohet të dorëzohen në Arkiva sipas dispozitave të Aktit të Regjistrimeve Presidenciale të vitit 1978.Pas skandalit të emailit të Hillary Clinton , vetë Trump kishte nënshkruar një ligj në 2018 përmes të cilit e cilësonte si krim heqjen dhe mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara.

Akti përcakton se të dhënat presidenciale janë pronë e qeverisë amerikane dhe jo pronë private e një presidenti.

I vendosur pas Watergate për të shmangur abuzimet e administratës së Nixon, ligji vendos dënime të rrepta për mospërputhje.

“Kushdo që ka në dorëzim çdo procesverbal, procedim, hartë, libër, dokument, letër ose gjë tjetër, me dashje dhe në mënyrë të paligjshme fsheh, heq, gjymton, fshin, falsifikon ose shkatërron të njëjtat, do të gjobitet” 2000 dollarë deri në me tre vjet burg ose “do të humbasë detyrën e tij dhe do të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë posti nën Shtetet e Bashkuara”.

Pista e hetimeve drejt bastisjes filloi një vit e gjysmë më parë, kur në tranzicionin nga administrata Trump në atë të Presidentit Joe Biden , u ngritën menjëherë pyetje nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (NARA) nëse Të dhënat presidenciale të dorëzuara në agjencinë federale për ruajtjen e historisë ishin të plota apo jo.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *