E BËRI SHQIPONJËN NË “EUROVISION”, MEDIAT SERBE E QUAJNË PROVOKIM KUNDËR TYRE
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin për këtë vit është Anxhela Peristeri.
Ylli shiptar ka lënë “gojëhapur” me zërin dhe performancën në provat e këtij festivali, ndërsa ajo u rendit edhe si artistja me veshjen më të bukur.
Ndërsa, ajo me çka e mori vëmendje qe një veprim, i cili ka ngritur reagime në mediat e Serbisë.
Këngëtarja para mediave kishte bërë simbolin e shqiponjës, fotografi të cilën e ka postuar edhe në rrjetin social Instagram.
Bukuroshen e ka kritikuar e përditshmja serbe “Novosti”, duke shkruar një artikull drejtuar veprimit të saj, të cilin e quajti provokim drejtuar Serbisë.
“Novosti” e quajti “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së Madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”.
Ndërsa, brenda artikullit kishin shkruar; “Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angjela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenare’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”.
Kënga me të cilën Shqipëria do të merr pjesë quhet ‘’Karma’’, e që deri më tani është pëlqyer mjaft shumë nga ndjekësit e Eurovisionit.
/Insajderi.com