Ecja në plazh, 9 përfitimet për shëndetin

Artem Beliaikin @belart84

Studimet e fundit tregojnë se përveç se të merrni diell, të laheni, të relaksoheni dhe të luani, në plazh mund të bëhen edhe shumë aktivitete të tjera, si për shembull, të ecni këmbë zbathur në rërë, gurë apo në ujë. Jo vetëm që është diçka shumë e këndshme, por dhe e shëndetshme. Në fakt, ka disa të mira të të ashtuquajturës “ecje anës detit”, përcjell albinfo.ch.

Të ecni pa këpucë në rërë lejon këmbët të lëvizin në mënyrë natyrale dhe të stimulojë qarkullimin e gjakut. Është mirë që këtë ecje ta bëni kur temperaturat nuk janë shumë të larta, si për shembull, herët në mëngjes apo në darkë vonë. Por, cilat janë të mirat e tjera?

Digjni shumë kalori pa shpenzuar asgjë.

Ecja në plazh ju ndihmon për të shkarkuar tensionin.

Furnizoheni me vitaminë D.

Të ecni zbathur në plazh është mirë për të forcuar muskulaturën.

Të ecni zbathur në breg të detit masazhoni tabanin e këmbës.

Eksfolioni lëkurën.

Luftoni fryrjen e këmbëve.

Mbusheni me energji pozitive.

Ju kthehet humori i mirë.

/Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *