GEORGE CLOONEY U DHUROI 14 MIQVE MË TË NGUSHTË NGA 1 MILION DOLLARË

Aktori hollivudian, George Clooney tha për “GQ Magazine” se ai dikur u dha një milion dollarë secilit prej 14 miqve të tij më të ngushtë, duke shtuar se ai kaloi nëpër Los Angeles me paratë në pjesën e pasme të një furgoni të maskuar, shkruan Sky News, transmeton Insajderi.

Clooney aso kohë kishte luajtur në “Gravitacionin”, një thriller i vitit 2013, i cili kishte rezultuar më i suksesshëm sesa ishte parashikuar, që do të thotë se ai kishte mbetur me një fitim të papritur financiar.

Për revistën, aktori tha se ai donte të ndante suksesin dhe pasurinë me miqtë e tij.

“Mendova me vete, kam këta djem, e që të gjithë në këto 35 vjet më kanë ndihmuar në një mënyrë ose tjetrën. Kam bërë gjumin në divanet e tyre kur isha trokë”.

“Më kanë huazuar para kur isha trokë. Më kanë ndihmuar për shumë vjet. Edhe unë i kam ndihmuar gjatë vjetëve. Mendoj se pa ata nuk do kisha gjithë këtë”.

“Të gjithë jemi shumë të afërt dhe mendova se nëse ditë më shkel autobusi, këta të gjithë do të jenë në testamentin tim. Kështu që çfarë dreqin po pres që të më godasë një autobus?”

Aktori zbuloi se ai duhej të mblidhte 14 milionë dollarë në para nga një vend i fshehtë në qendër të Los Angeles.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *