Gjykata Administrative refuzoi 40 padi të parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Gjykata Administrative hodhi poshtë 40 nga 75 paditë e parashtruara nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe i konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, informuan për MIA-n nga Gjykata Administrative.
Është refuzuar edhe një padi e parashtruar nga INTEGRA. Njëkohësisht deri te Gjykata Administrative është parashtruar padi nga ana e Unionit Socialdemokrat.
Gjatë ditës së sotme deri te Gjykata Administrative, gjithashtu, janë parashtruar 101 padi nga E majta.
Afati për parashtrimin e padive deri te Gjykata Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për refuzimin e ankesave të parashtruara nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata Administrative, për mbrojtjen e të drejtës së votës, në KSHZ, sipas ligjit, Komisioni do t’i publikojë rezultatet përfundimtare zyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pastaj KSHZ do t’iu japë vërtetime deputetëve të zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit është 4 gushti.
/TS/