HALITI: MOS-GADITSHMËRIA E KURTIT PËR DIALOG PAPËRGJEGJËSI E NJË MALËSORI INATÇI

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar se “mos-gatishmëria” e Albin Kurtit për t’u marrë me dialogun me Serbinë është “papërgjegjësi e një malësori inatçi”.

Haliti po ashtu tha se duhet të ketë qëndrime shtetërore mbi këtë çështje.

“Mesazhi i SHBA dhënë përmes Ambasadorit Kosnet, mesazhi i BE dhe i Gjermanisë e Britanisë së Madhe, duhet respektuar dhe zbatuar nga institucionet Shtetërore të Kosovës”, tha Haliti për Periskopin.

Haliti shtoi se patjetër duhet të bisedojnë e ta sqarojnë pozicionin e Kosovës në dialog.

“Refuzimi për tu ulur në tryezën e bisedimeve që organizon SHBA, BE, e Britania e Madhe është gabim i rëndë strategjik i cilësdo Parti dhe i cilitdo institucion politik në Kosovë e aç më shumë i protagonistëve siç është Z. Kurti i cili ka fituar zgjedhjet”, tha ai. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *