Vozitja në kushtet e vjeshtës (FOTO)

Me ardhjen e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, shoferët duhet të kenë parasysh më shumë rreziqe në komunikacion. Moti i zymtë, reshjet e dendura të shiut, ngricat e para, gjethet e lagura që bien në rrugë dhe ndryshimet e mëdha të temperaturës, si dhe rritja e numrit të mekanizimit bujqësor që ngadalësojnë komunikacionin, janë rreziqet kryesore që e shoqërojnë komunikacionin në vjeshtë.

Prandaj nuk është për t’u habitur që të dhënat statistikore tregojnë se tetori dhe nëntori janë muajt më të rrezikshëm për të vozitur. Prandaj, KRSKRR-ja i paralajmëron shoferët të kenë kujdes nga katër rreziqet më të mëdha me të cilat përballen shoferët në rrugë në periudhën e vjeshtës:

  • Dukshmëria e zvogëluar

Rregulli themelor për vozitje në të gjitha stinët dhe veçanërisht në vjeshtë është të merret parasysh dukshmëria momentale. Kushtet e vjeshtës sjellin vetvetiu mot të zymtë me vranësira të shtuara gjatë gjithë ditës, mjegull në rajone të caktuara, ulje të dukshmërisë gjatë ditës. E gjithë kjo kërkon që shoferët të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe përgatitjes së automjeteve për këto kushte atmosferike. Ndryshimi në kohë i fshirësve të xhamit, përdorimi i mjeteve për të fshirë xhamin dhe zëvendësimi i dritave të prishura do të rrisin dukshmërinë e automjetit kur përfshihet në komunikacion.

They may be a crucial ingredient in creating the stunning autumnal landscapes so beloved by photographers, but in certain situations – when they are wet and in multiple layers – leaves can present a significant danger to drivers.
  • Rrëshqitja

Reshjet e dendura të shiut e shtojnë rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve në rrugë. Vozitja me shpejtësi më të madhe se ajo e përcaktuar, gomat e konsumuara dhe pellgjet e grumbulluara me ujë në rrugë, gjethet e grumbulluara që janë të lagura, mund të pamundësojnë lëvizjen e automjetit në drejtimin e dëshiruar, përkatësisht të rrëshqas. Në këtë rast, frenat dhe veçanërisht pedali i friksionit nuk duhet të shtypen, por timoni mbahet fort derisa gomat të rivendosin kontakt të fortë me rrugën. Rastet me rrëshqitje mund të parandalohen me zëvendësimin në kohë të gomave të verës me goma të dimrit. Ndonëse obligimi ligjor për pajisjen dimërore të automjeteve fillon më 15 nëntor, KRSKRR-ja u rekomandon shoferëve që këtë ta bëjnë më herët, gjë që do të rrisë sigurinë e tyre, por edhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

  • Mekanizimi bujqësor

Vjeshta, si periudhë e aktiviteteve bujqësore intensive, sjell me vete edhe frekuencë të shtuar të mekanizimit bujqësor dhe makinave të punës në rrugë. Mekanizimi bujqësor është i ngadalshëm dhe në këtë periudhë reshjesh sjell baltë dhe rërë në rrugët tashmë të lagura, gjë që rrit rrezikun e qarkullimit në komunikacionin rrugor. Duke pasur parasysh faktin se një numër i madh i mekanizimit bujqësor dhe makinave të punës në vend nuk janë të ndriçuar dhe të shënuar në mënyrë adekuate, KRSKRR-ja bën thirrje për kujdes gjatë vozitjes në këtë periudhë të vitit.

  • Mjegulla

Mjegulla është një nga shenjat dalluese të kësaj stine, veçanërisht të vjeshtës së vonshme. Në rast të dukshmërisë së zvogëluar për shkak të mjegullës, rekomandimet më të rëndësishme për shoferët janë të ulin shpejtësinë dhe të mbajnë distancë të sigurt nga automjetet e tjera. Gabimi më i zakonshëm që bëjnë shoferët gjatë vozitjes së automjetit në mjegull është përdorimi i dritave të gjata në vend të dritave të shkurta. Pra, dritat e gjata në raste të tilla i përkeqësojnë kushtet dhe dukshmërinë, sepse drita tërhiqet nga mjegulla dhe i verbon shoferët. Rekomandohet përdorimi i dritave të mjegullës, të cilat fiken menjëherë pas daljes nga mjegulla.

KRSKRR-ja me përkujtim: “Përgatiteni automjetin tuaj për të vozitur në kushtet e vjeshtës. Është detyrë e shoferëve që të përshtaten me kushtet e rrugës dhe t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.”

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *