ITALIA E MERR SERIOZISHT, KUSH SHKEL KARANTINËN RREZIKON 5 VJET BURG

Dënime të rënda penale janë parashikuar për qytetarët italianë që shkelin karantinën dhe masat parandaluese të sigurisë kundër transmetimit të koronavirusit.

Urdhrat e rinj të botuar vonë në mbrëmjen e të martës përfshijnë:

Ata që kanë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi mund të përballen me një deri në pesë vjet burg. E ndërsa në krahun tjetër, gjobat për shkeljen e ligjeve të karantinës janë rritur nga 400 euro në 3.000 euro.

Bizneset që thyejnë rregullat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit mund të mbyllen nga 5 deri në 30 ditë.

Kjo rregullore do të rishikohet çdo muaj deri më 31 korrik dhe mund të bëhen akoma më të rreptë nëse do të jetë e nevojshme, thuhet në dekretin e qeverisë.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *