Noizy ka diçka për të thënë për të gjithë artistët që performuan në “Alpha Show”

Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.

Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.

Një ndër momentet më kulminante nga koncerti ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.

Në fund, ishte momentit i Noizy-t! Ai këndoi hitet e tij ndër vite, që u kënduan dhe u duartrokitën nga fansat e tij pa pushim.

Gjithashtu u zbulua edhe se sa pjesëmarrës kishte koncerti i Noizy-t.

Burime për “lokimagazine.com” bënë me dije se në koncertin “Alpha Show” te reperit ishin plot 15 mijë persona.

Mirëpo së fundmi Noizy ka publikuar disa foto nga koncerti, ku është shfaqur krah disa këngëtarëve të cilët i ka falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në “Alpha Show”

“Dua të falënderoj çdo artist që ka marrë pjesë në @noizy_alphashow performanca e secilit prej jush ka qenë fantastike dhe e pa harruar”.

Reperi Noizy ka publikuar foto me shumë nga artistët duke përfshirë Loredanën, Dhurata Dorën, Yll Limanin etj.

/TS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *