JOHNNY DEPP PËR ISH-GRUAN: “AJO MË GRUSHTOI KUR KUPTOI SE KISHA HUMBUR 750 MILIONË DOLLARË”

Johnny Depp dëshmoi se Amber Heard ushtroi dhunë fizike në të pasi zbuloi se ai ishte qindra miliona dollarë në borxh, shkruan revista People, transmeton Insajderi.

Të hënën, aktori 57 vjeçar, bëri më shumë akuza për ish-gruan e tij, 34 vjeçare, në një sallë gjyqi në Londër, duke vazhduar procedurat e tij të padisë për shpifje.

Depp i tha gjykatës të hënën se Heard një herë e sulmoi atë në të njëjtën natë kur aktori zbuloi se kishte probleme serioze financiare. Incidenti i supozuar ka ndodhur në prill të vitit 2016, kur Depp tha se ishte informuar se i kishte borxh miliona dollarë në taksa të papaguara.

“Sapo kisha kuptuar menaxheri im i ri i dhe ish-menaxherët e mi kishin fituar shumë në shpinën time. Ata vodhën paratë e mia”, dëshmoi Depp, sipas The Guardian.

“Unë nuk kisha humbur vetëm 650 milionë dollarë, por isha 100 milionë dollarë në borxh, sepse ata nuk i kishin paguar qeverisë, taksat e mia për 17 vjet”.

Zbulimi raportohet se u bë në të njëjtën natë me festën e 30-të të ditëlindjes së Heard, në të cilën Depp arriti vonë. Heard më parë pretendoi se Depp u tregua i dhunshëm atë natë, por ai pretendon se ajo ishte ajo që u bë e dhunshme, duke e goditur me grushta pa ndalë. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *