KINEZI I VERBËR ARRIN TË NGJITET NË MONT EVEREST, TREGON NGA KUSH U FRYMËZUA
Zhang Hong, 46-vjeç ka arritur të “pushtoj” majën më të lartë në botë duke u ngjitur nga ana e Nepalit, dhe kështu është bërë njeriu i parë i verbër nga Azia dhe i treti në botë që u ngjit në Mont Everest, transmeton Insajderi.
Ai ka thënë së pavarësisht që kemi humbur të pamurit ose që jemi invalid nuk duhet të dorëzohemi.
“Pavarësisht nëse jeni invalid apo jo, pavarësisht që keni humbur të pamurit apo nuk keni këmbëm duar nuk duhet të dorëzoheni. Gjithçka fshihet pas vullnetit që mund të arrini diçka që keni për synim”, ka thënë Hong.
Siç raporton The Reuters, kinezi u ngjit në 8.849 metra lartësi gjatë 24 majit së bashku me tre udhërrëfyes, kurse në kampin e alpinistëve u kthye më 27 maj.
I lindur në qytetin kinez Chungking në jugperëndim të Kinëz, Zhang si 21-vjeçar kishte humbur të pamurit për shkak të glaukomës.
E për të arritur dhe realizuar ëndrrën e tij e ka inspiruar Eric Vileheinmayer, alpinisti i verbër amerikan që u ngjitej në Everest në vitin 2001.
/Insajderi.com