KONFIRMOHET – TAYNA NË BASHKËPUNIM ME REPERIN FRANCEZ

Burimi i fotografisë: Tayna/Instagram

Viti që lamë pas, mund të ketë pauzuar koncertet dhe mbrëmjet live të artistëve, por jo edhe punën e tyre në studio, njofton Insajderi.

Tayna ishte mjaft aktive me prurje muzikore, ndërsa vitin 2021 ajo po e nis me një lajm të mirë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo konfirmoi se po vjen në bashkëpunim me reperin francez, L’Algerino.

Emri i tij i vërtetë është Samir Djoghlal ndërkaq emri skenik është reference i prejardhjes së tij algjeriane.

Në anën tjetër, javët e fundit në rrjete sociale qarkullon edhe një audio, këngë kjo që ka rrjedhur në internet. Sipas audios së publikuar titulli i këngës është “Jena nda” dhe është në bashkëpunim me reperin.

Mirëpo, nisur nga postimi i Taynas në Instagram, kënga e re titullohet “Moona” dhe do të lansohet së shpejti.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *