Magjistri i diplomacisë i bashkangjitet Lëvizjes BESA, njihuni me Elmas Hasanoviq këshilltarin e ri të Kasamit

Kumtesa e Lëvizjes BESA

Lëvizja BESA edhe në të kaluarën edhe tani ka qenë në shërbim të qytetarëve për të ushtruar dhe promovuar të drejtat e qytetarëve dhe cilësinë e jetës së gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme, Lëvizja BESA do të bashkëpunojë ngushtë me ekspertët dhe akademikët.

Lëvizja BESA, si pjesë e pushtetit në qeverinë e ardhshme, deklaron se publikisht do t’i mbështesim zgjidhjet praktike dhe propozimet që do të jepen nga akademikët dhe ekspertët, të cilat pritet të jenë një korrigjim i politikave tona shtetërore, por edhe qëndrimeve politike. Lëvizja BESA është parti e popullit dhe do të veprojmë për popullin, do të respektojmë çdo qëndrim dhe opinion në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga përkatësia politike, fetare, etnike, api gjuhësore.

Nga sot e në të ardhmen, Lëvizja BESA do të bashkëpunojë me Mr. Elmas Hasanoviq, i cili do të jetë bashkëpunëtor i jashtëm në cilësinë e këshilltarit të kryetarit Bilall Kasami për integrimin euro-atlantik dhe politikën e sigurisë.

Përvoja dhe njohuritë e tij, si ato profesionale ashtu edhe ato akademike, si dhe kontaktet profesionale në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, do t’i shtojnë vlerë punës së Lëvizjes BESA dhe vendit. Në periudhën e kaluar, z. Elmas Hasanoviq ka punuar në mënyrë aktive për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si koordinator programi i Info Qendrës për Integrime Euro-Atlantike.
Zyra ndërlidhëse e NATO-së i dha mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Më herët, zoti Hasanoviq ka qenë i punësuar në administratën shtetërore në fushën e sigurisë. Mr. Elmas Hasanoviq, është iniciator dhe aktivist për krijimin e Qendrës Rajonale për Menaxhimin e Krizave në kontekstin e NATO-s, një iniciativë që ne si parti politike e konsiderojmë thelbësore në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në të ardhmen do të përpiqemi për realizimin e saj.

Në vitin 2015 mori një bursë Fullbright nga Byroja Amerikane për Arsim dhe Kulturë për studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përfundoi me sukses studimet e masterit (2016/2018) në Universitetin Shtetëror të Karolinës Veriore me një mesatare të lartë (9.64), dhe mori diplomë në gradën Magjistër në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkencë dhe një politikë për mos-përhapjen e armëve bërthamore.
Fokusi kryesor i hulumtimit të tij mbi tezën e masterit është proceset e integrimit Euro-Atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë studimeve të masterit, ai përfundoi me sukses punëtorin e Nxjerrjes Bërthamore, të organizuar në Laboratorin Kombëtar Bërthamor Ouk Rixh në Tenesi, SHBA.

Menjëherë pas mbarimit të studimeve të masterit, ai punoi si praktikant në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin Duka në Karolinën e Veriut, SHBA. Fitues i Çertifikatës për përfundimin e suksesshëm të programit Fullbright, dhënë nga Byroja Amerikane për Arsim dhe Kulturë .

Z. Hasanoviq studimet universitare i përfundoi (2007/2011) në Fakultetin e Sigurisë – Shkup, ku u diplomua me një mesatare të lartë (9,17) dhe në vitin 2012 Zyra e Dekanit i dha një Çertifikatë Vlerësimi për kontributin e tij të veçantë në promovimin e Fakultetit të Sigurisë – Shkup.

Në vitin 2014, ai u shfaq si iniciator dhe ndërmjetësues në nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizatës joqeveritare italiane “Xhovani dhe Françeska Falkone”, me status të veçantë konsultativ në KB.

Z. Elmas Hasanoviq ka marr pjesë në shumë seminare, trajnime dhe konferenca vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë:

Forumi GLOBSEC 2020 – I ftuar si pjesëmarrës në Forumin GLOBSEC 2020, i cili do të mbahet në Bratislava nga 07 deri më 08 tetor 2020.

Diskutim në panel – “Hapat e ardhshëm pas pranimit në NATO” (30 dhjetor 2019), të organizuar nga Asociacioni i Alumni të Maqedonisë (MAAA) dhe Unioni i Federalistëve Evropianë në Maqedoni.

Programi për kreatorë të Politikave të NATO-s – vizitë studimore në Selinë e NATO-s në Bruksel (23 Shtator – 25 Shtator 2019), e organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

• Qendra Rajonale për Marrëdhënie publike (PARC, 11 Mars – 15 Mars 2019). RTES – Qendra për stërvitje dhe trajnim, e aprovuar nga NAC e NATO-s në Qershor 2013. Certifikatë e përfundimit të suksesshëm të një kursi trajnimi për punët publike dhe aftësive të komunikimit në fushën e sigurisë dhe ushtrisë, me theks në informacionin e ndjeshëm të NATO-s

•Debati i NATO-s – Diskutim Live dhe Biseda përmes Facebook. (30 Janar 2019) Kryetari: Z. Stevo Pendarovski në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kandidat për President.
Laboratori Bërthamor Kombëtar Ouk Rixh, Tenesi, SHBA (Mars 2018) – Punëtori për mospërhapjen Bërthamore
• Akademia Verore e OSBE – Stadtschlaining dhe Vjena, Austri (Qershor 2017). Fituesi i një burse të plotë nga Qendra Austriake e Studimit për Paqen dhe Zgjidhjen e Konflikteve (ASPR), nën kujdesin e OSBE-së;

Organizator dhe folës në tryezën e rrumbullakët për luftën me Krimin e Organizuar dhe Mafia (Mars 2014)

Autori i shumë analizave, kolonave dhe artikujve të botuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe revistave akademike ndërkombëtare.
Është anëtar i:

• US International Exchange alumni https://alumni.state.gov/user/542781

• Macedonian American Alumni Association – www.maaa.org.mk

• European Democracy Youth Network (EDYN) https://www.usaid.gov/…/succes…/audio-interview-what-is-edyn

Gjuha e tij amtare është gjuha boshnjake. Ai flet maqedonisht dhe anglisht. Ka njohuri themelore për gjuhën shqipe dhe bullgarishten.

/P/B/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *