MINISTRI I FINANCAVE NË KANADA DO TË DORËHIQET PAS AKUZAVE PËR KONFLIKT INTERESI
Ministri i Financave në Kanada, Bill Morneau, ka deklaruar se do të japë dorëheqje pas akuzave për konflikti interesi.
Morneau është përballur me presion që të dorëhiqet, pasi u zbulua se ai nuk i shlyente kostot e udhëtimeve të mbuluara.
Ai tha se kohët e fundit e kuptoi se ai nuk kishte shlyer 41,000 dollarë në shpenzime dhe që prej asaj kohe ka shkruar një çek, raporton BBC.
Morneau tha se ai do të tërhiqet nga pozicioni i tij në kabinetin e partisë liberale.
/Insajderi.com/