Zaev: Arritëm marrëveshje me BDI-në, në koalicionin qeveritar hyn edhe PDSH-ja (VIDEO)

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot bëri të ditur se është arritur marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, formimin e qeverisë së re dhe ndarje të ministrive me BDI-në. Zaevi gjithashtu theksoi se marrëveshjen e tyre të sotme duhet ta konfirmojnë trupat më të lartë të partisë, sot dhe nesër. LSDM, shtoi Zaevi, marrëveshjen do ta prezantojë edhe para partive që janë pjesë e koalicionit “Mundemi” si dhe para PDSH-së, si partner i ardhshëm qeveritar.

“E saktësuam dhe konfirmuam kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm mes LSDM-së, koalicionit Mundemi dhe BDI-së, është arritur marrëveshje koalicioni për krijimin e shumicës parlamentare, për ndarje të përgjegjësive, përbërjes dhe parimeve të qeverisë së re me mandat të plotë e cila në katër vitet e ardhshme do të punojë me përkushtim për interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, tha Zaevi, i cili theksoi se do ta udhëheqë qeverinë në katër vitet e ardhshme.

Lideri i LSDM-së tha se veçanërisht e rëndësishme për ta ishte arritja e marrëveshjes së shpejtë për koalicion qeveritar për shkak të nevojës për vendosje të shpejtë në funksion të institucioneve kyçe në shtet, e me qëllim përballjen me sfidat shëndetësore dhe me të gjitha sfidat tjera në lidhje me Kovid-19.

Zaevi paraqiti një pjesë të parimeve të Qeverisë së re, të cilën do ta udhëheqë ai në mandat të plotë katërvjeçar.

Press Ali Ahmeti Zoran Zaev, pas Takimit rreth marrëveshjes së koalicionimit për bashkëqeverisje

Press Ali Ahmeti Zoran Zaev, pas Takimit rreth marrëveshjes së koalicionimit për bashkëqeverisje

Posted by TetovaSot on Tuesday, August 18, 2020

/TS.MK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *