Muriqi do të jetë së paku dy javë jashtë fushës
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë të paktën dy javë jashtë fushës shkaku i lëndimit gjatë ndeshjes që Lazio e fitoi të martën ndaj Zenitit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ka raportuar “La Lazio Siamo Noi”.
Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit.
Ai do t’i mungoj Lazios në ndeshjen kundër Udineses, Borussia Dortmundit dhe Spezias. Muriqin e kanë përcjellë probleme që kur iu bashkua Lazios nga Fenerbahçe. Ai fillimisht mungoi shkaku i infektimit me koronavirusit, derisa më vonë shkaku i problemeve muskulore humbi dy ndeshjet e para të këtij edicioni në Itali.
/albinfo.ch