“Ne nuk varrosim terroristë”/ Varrezat Myslimane të Vjenës nuk pranojnë të varrosin Kujtim Fejzullahin

Varrezat myslimane në 23 komuna kanë refuzuar ta varrosin Kujtim Fejzullahun i cili në 2 nentor të këtij viti bëri një sulm terrorist në qytetin e Vijenës.

”Allahu do të kerkoj llogari prej tij. Por edhe ne duhet të bëjmë ndonjë gjë në këtë botë”, tha Ali Ibrahimi kryesor i varrezave muslimane.

Vareza muslimane në Austri egzistojnë nga viti 2008 dhe aty duhej të varrosej Fejzullahi i cili vrau katër persona dhe lëndoi shumë prej tyre.

”Ai ishte vrasës i cili bëri këtë gjë njerzve të pafajshëm dhe i bëri shumë dëm gjithë muslimanve”, tha Ibrahimi.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë edhe nga Bashkësia Fetare atje e cila është pajtuar dhe e ka përkrahur.

Tani ai ka ngeluar atje dhe duhet t’i behet një zgjidhje ose varrimi i tij të kryhet në Maqedoni edhe nga ku është i lindur.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *