Nga 953 teste të kryera, 120 persona rezultojnë pozitiv me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 953 teste ndërsa janë regjistruar 120 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkup-67, Kumanovë-19, Shtip-16, Prilep-4, Tetovë-9, Veles-2, Gostivar-1, Negotinë-1, Strumicë-1. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 16 pacientë të shëruar në Shkup-8, Shtip-3, Prilep-2, Tetovë-1, Veles-1, Manastir-1. Kanë vdekur dy persona nga Tetova, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç theksohet, ndërroi jetë një paciente 65-vjeçare, e shtrirë në spital më 28 maj. Në SPQ “8 Shtatori” ka ndërruan jetë, një pacient i moshës 69 vjeçare, i hospitalizuar më 1 qershor.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2.611, numri i pacientëve të shëruar është 1.621, numri i vdekjeve është 147, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 843. Dje, pas përfundimit të sondazheve epidemiologjike, u vërtetua se një nga testet pozitive nga Shkupi është kontrollues, dy persona të regjistruar në Shkup janë nga Shkupi dhe Velesi, një nga Berova. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

Shkup 1050, aktiv 451
• Kumanovë 500, aktiv 85
• Dibër 51,
• Shtip 127, aktiv 89
• Prilep 217, aktiv 32
• Tetovë 245, aktiv 88
• Strugë 90, aktiv 18
• Veles 137, aktiv 31
• Manastir 28, aktiv 2
• Ohër 24, aktiv 7
• Kavadar 6, aktiv 1
• Gostivar 33, aktiv 12
• Gjevgjeli 4,
• Strumicë 5, aktive 3
• Kriva Pallankë 6,
• Radovish 4,
• Krushevë 3,
• Koçan 41, aktiv 10
• Probishtip 5, aktiv 3
• Demir Hisar 1,
• Makedonski Brod 2,
• Pehçevë 3,
• Berovë 2, aktiv 1
• Vallandovë 2, aktiv 1
• Vinicë 3, aktiv 1
• Dellçevë 1,
• Kratovë 3, aktiv 1
• Sveti Nikollë 2, aktiv 2
• Kërçovë 3, aktive 1
• Negotinë 13, aktiv 4 (* 7 persona nga PE Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë gjithsej 953 teste: ISHP-415 QSHP Shkup-36, Avicena-71, Biotek-95, Zhan Mitrev (Filip i dytë) – 128, Sistina me metodën PCR -95 dhe ASHAM-113. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 33114 testime të Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, dy teste janë në kuadër të skriningut në kopshte në Shtip, nuk ka rezultat pozitiv të kovid.

Në 24 orët e kaluara, tre pacientë të rinj janë pranuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ndërsa gjithsej 47 pacientë janë hospitalizuar. Prej tyre 19 janë të sëmurë rëndë dhe me mbështetje të oksigjenit. Deri në mëngjes, dy pacientë të rinj u pranuan në SPQ “8 Shtatori”, dhe gjithsej 27 pacientë janë hospitalizuar. Në makineri respiratore janë tetë pacientë, ndërsa me pasqyrë të rëndë klinike janë edhe pesë pacientë.

Në spitalin e Manastirit, 10 pacientë janë hospitalizuar, ndërsa në në mjekim shtëpiak përmes spitalit përcillet një pacient. Në spitalin në Shtip, janë hospitalizuar 16 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit përcillen nëntë pacientë. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë 27 pacientë të shtrirë në spital – pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19, qëndron në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *