Refuzoi punësimin e administratorëve shqiptarë/ Zaev porosi Paunovskit: Miku im, nuk çohet inat me eprorët

Këmbëngulja e vazhdueshme e javës së fundit e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, për të mos pranuar të marrë në institucionin që drejton 35 administratorët shqiptarë, duket se do të marrë fund në seancën qeveritare të së martës. Kryeministri Zaev edhe një herë I rikujtoi mikut të tij sic e cilësoi, se nuk do të lejojë inate, kokëfortësi e shkelje të ligjit, nga askush.

“Edhe një herë theksoj se bëhet fjalë për një administratorë publikë të mirë, miku im i mirë, por nuk do të lejoj inate me eprorët, nuk do të lejoj mos zbatimin e ligjeve dhe nuk do të lejoj pamundësinë e vendosjes normale të të gjithë sistemit Qeveritar në këtë procedurë shumë të rëndësishme, që është çështje që zvarritet një dekadë. Kur kanë mundur të veprojnë 237 institucion, e kemi raste të ndryshme, shumica janë zbatuar tërësisht, diku është biseduar përshkak të çështjeve joadekuatë, por kjo tregoi që fleksibiliteti egziston”, tha Zoran Zaev, kryemnistër.

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *