Nga Dua Lipa e Bebe Rexha, ja disa nga VIP-at që reaguan ashpër pas vendimit të SHBA për abortin

Reagime të shumta kanë ardhur menjëherë pasi Amerika shpalli të paligjshëm abortin në shumë shtete të saj. Edhe personazhet VIP nuk kanë qëndruar dot pa bërë një reagim në rrjete sociale lidhur me këtë vendim të Gjykatës së Lartë të SHBA.

Taylor Swift , Harry Styles, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë qenë disa prej VIP-ave që në fakt kanë reaguar mjaft ashpër pas këtij vendimi.

Swift shkruan se është e tmerruar nga ky vendim. “Jam absolutisht e tmerruar që jemi këtu, që pas kaq shumë dekadash përpjekjesh për të drejtat e grave në trupin e tyre, ky vendim na zhvesh lakuriq”.

Nga ana tjetër, Harry Styles ka bërë një reagim ku shkruan: “Jam absolutisht i shkatërruar nga populli amerikan sot. Kujdesuni për miqtë tuaj. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë dhe lufta tani fillon. “Kjo është një ditë vërtet e zezë për Amerikën.”

Edhe dy artistet e njohura, Bebe Rexha dhe Dua Lipa kanë bërë nga një reagim. “Armët kanë më shumë të drejta se gratë në Amerikë për momentin”, shkruan Rexha.

Ndërkohë, Dua Lipa publikoi një postim ku në të shkruhej: “Ta bësh abortin të paligjshëm dhe të kriminalizuar do të thotë që njerëzit do futen në telashe nëse ndodh të dështojnë gjatë shtatzënisë, njerëzit do vdesin në rast se aborti mund t’i shpëtojë, njerëzit do udhëtojnë në shtete të tjera për të abortuar”.

/indeksonline//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *