Nga sot lejohet mbajtja e dasmave me 250 mysafirë në ambiente të mbyllura

Prej sot dasmat mund të organizohen edhe në ambiente të mbyllura, gjë që deri tani ishte e ndaluar. Qeveria në seancën e fundit ka vendosur që të lejoj organizimin e dasmave në ambient të mbyllur deri në 250 persona, por jo më shumë se 40% të kapacitetit të hapësirës. Ndërsa paraprakisht u lejua organizimi i dasmave, ahengjeve dhe festave në hapësira të hapura/terasa deri në maksimum 1.000 person, por jo më shumë se 50% të kapacitetit të hapësirës.

Prej më 16 qershor, plotësisht u hoq edhe ora policore.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *