Për 36 vota shqiptarët e humbën Komunën e Bërvenicës

Komuna e Bërvenicës nuk ka arritur votat e mjaftueshme të shqiptarëve dhe me një diferencë mjaft të ngushtë, nuk ka arritur të fitojë kandidati Enver Pajaziti kundrejt kundër kandidatit maqedonas të VMRO-DPMNE-së Jovica Ilievski.
Nga rezultat zyrtare të KSHZ-së diferenca është mjaft e ngushtë edhe atë për 36 vota, shkruan TS.
Megjithatë Enver Pajaziti nuk ka harruar votuesit e tij për t’i falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen që ia dhanë gjatë këtyre zgjedhjeve.
“Të nderuar qytetarë, vllezër dhe motra Ju falemendoj çdonjërit në vëçanti për përkrahjen dhe mundin që keni dhënë në këtë betej dhe kauzën tonë të përbashkët.
Falemderoj me çdonjërin prej Jush.
I juaji gjithmon në çdo kohë dhe në çdo vend.
Enver Pajaziti
Respekt.
/Ts.mk