Përfundon me sukses sanimi i defektit në linjën e Leshnicës

“NPK TETOVA” Tetovë,përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses sanimi i defektit në linjën e Leshnicës informon Tetovasot.
Ata thanë se pas një pune intensive disa ditore punëtorë të ndërmarjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin duke vendosur gyp fi-500 prej 60m, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe sasinë e borës.

/Tetovasot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *