QENI PRET PËR DITË TË TËRA PARA SPITALIT KU PO TRAJTOHEJ I ZOTI I TIJ

Burimi i fotografisë: AP

Një qen i devotshëm ka kaluar ditë duke pritur jashtë një spitali në Turqi, ku pronari i tij i sëmurë po trajtohej, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.

Manarja, Boncuk, që do të thotë rruaza, ndoqi ambulancën që transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk, në spital në qytetin Trabzon në 14 Janar. Qeni më pas bëri vizita të përditshme para spitalit.

Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se ajo e merrte Boncuk në shtëpi, por qeni kthehej me vrap në spital.

Një roje e sigurisë në spital, Muhammet Akdeniz, i tha DHA-së: “Qeni vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda”.

Senturk u lëshua nga spitali të mërkurën dhe u kthye në shtëpi me Boncuk.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *