Restorantet do të fillojnë me punë të mërkurën?

Sipas burimeve të Alsat nga qeveria, kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit. Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në ora 20:00 ose 21:00, varësisht nga ajo se kur do të filloj ora policore, nga ora 21:00 apo 22:00.

Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pas parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria për Alsat planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *