Rinia e Çegranit dhuroi 50 pako me ndihma për familjet në nevojë

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, të nderuar bamirës të respektuar dashamirës e bashkëpunëtor

Tani kur po e përmbyllim me sukses aksionin tonë të madh me çrast ndihmuam mbi 50 familje, më lejoni që në emrin tim dhe të organizatës sonë, tju shpreh falemenderime të pafundme për besimin dhe mbështetjen qe po na jepni gjithmonë, sidomos tani në këto ditë të vështira për gjithësecilin nga ne. Në veçanti shpreh falemendrime të përzemërta për mërgimtarët tonë të cilët edhe pse janë larg fizikisht nga ne me mendje e zemër gjithmonë janë pran neve. Dua tju siguroj të gjithë Ju, se ne si organizatë do vazhdojmë të jemi përkrah familjeve nevojtare dhe do ti mbeshtesim ato si edhe deri më tani: me pako ushqimore e higjienike, tesha e vashëmbathje varësisht nga situata. Gjithashtu ju informojmë se në aksionet tona humanitare mund të na bashkangjiteni si edhe deri më tani, edhe të gjithë ju që dëshironi ti ndihmoni familjet skamnore, sidomos tani kur në këtë kohë pandemie numri i tyre po rritet. Me shpresë që bashkarisht do të bëjm edhe shumë aksione të tjera humanitare ju përshëndes të gjithëve.
Me respekt Hasan Ibraimi – drejtues i organizatës humanitare “Dora e rinisë”.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *