SAMSUNG GATI ME GALAXY FOLD 2, E OFRON EDHE ME 256GB

Kohëve të fundit ka qarkulluar një numër i madh i thashethemeve për Samsung Galaxy Fold 2, modelin e ri të telefonit / fabletit që palohet, dhe tani kemi disa detaje më shumë rreth pajisjes inovative.

Galaxy Fold ekzistues është i disponueshëm vetëm me 512 GB hapësirë dhe tani duket se Samsung do të ofrojë edhe një model me 256 GB në Galaxy Fold 2 të ri.

Me sa duket do të ketë dy versione të Galaxy Fold 2 një me opsionin e memories prej 256 GB dhe një tjetër me një mundësi shtesë të hapësirës që vjen me 512 GB.

Fableti poashtu do të marrë një numër të rëndësishëm të përditësimeve mbi gjeneratën e parë Galaxy Fold, i cili do të përfshijë një ekran të përmirësuar dhe ne gjithashtu presim një procesor të ri dhe më shumë RAM sesa modeli aktual.

Samsung Galaxy Fold bën gati 2.000 dollarë, ndërsa nuk është e qartë se sa do të kushtojë ky model i ri kur i njëjti të lëshohet në treg.

Samsung së fundmi lansoi Galaxy Z Flip-in e saj me një tjetër model të palosshëm që për përdoruesit individual kushton rreth 1.400 dollarë.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *