Shkarkohet Buhova, në vend të saj emërohet Mladenovska

Qeveria në mbledhjen e sotme për u.d. drejtoreshë të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor e emëroi Renata Mlladenovskën.

Mlladenovska në këtë pozitë vjen nga Qendra e Shëndetit Publik – Shkup ku ka përvojë shumëvjeçare institucionale si specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Departamentin e Higjienës me Ekologji Shëndetësore.

“Mlladenovska është edhe asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi ku është edhe doktorante. Ajo ka specializim për higjienë me ekologji shëndetësore në Departamentin e Higjienës me Ekologji Shëndetësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare për menaxhim shëndetësor”, bën të ditur shërbimi për informim i qeverisë.

Mlladenovska është autore e disa publikimeve dhe prezantimeve në fushën e shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore, si dhe menaxhimit shëndetësor, dhe në bashkëpunim me disa institucione ndërkombëtare, është pjesëmarrëse aktive në disa kongrese, trajnime dhe simpoziume lidhur me çështjet e shëndetit publik si dhe sistemin e kontrollit të sigurisë ushqimore HACCP.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *