S’ka certifikata shëndetësore për shoferët, revoltohen autoshkollat në Tetovë

Shoqata e autoshkollave në Tetovë reagoi ndaj vendimit të spitalit të Tetovës, me të cilin është ndaluar nxjerrja e certifikatave të shëndetësisë. Ankohen se nuk mund të punojnë, ndërsa kërkojnë nga drejtoria e spitalit, që t’iu mundësojë që certifikatat e shëndetësisë, t’i nxjerrin në Gostivar apo Shkup.

Mbi 100 punëtorë rrezikojnë të ardhmen e vendit të tyre të punës. Andaj si autoshkolla kërkojmë lejimin e nxjerrjes së certifikatave shëndetësore nëpër vendet e tjera deri sa të qetësohet situata me kovid 19. Pas lejimit kërkojmë që të na mundësohet pagesa të bëhet online apo nëpër banka dhe printimi i formularëve dhe shkarkimi i tyre që të plotësohen nga vet kandidatët. Kërkojmë nën tre që kandidatët të trajtohen në mënyrë të veçantë që të mos kemi mosmarrëveshje me pacientët”, tha Florent Mustafai, Shoqata e Autoshkollave të Tetovës.

Nga spitali i Tetovës thonë se ndalesa është bërë shkaku i përkeqësimit të situatës me kovid dhe tërheqjes së stafit në qendrat për kovid. Për kërkesat e autoshkollave, thonë se kompetente është Ministria e Shëndetësisë.

Kemi tërheqje të marrjes së certifikatave shkaku se gjithë mjekët i kemi të angazhuar nëpër kovid qendra. Po ashtu edhe vetë grumbullimi i atyre që mblidhen për ta marrë certifikatat tensionon situatën dhe e dini që tani nuk lejohet grupimi i njerëzve. Ndërsa sa i përket kërkesës së autoshkollave për certifikatat, këtë vendim nuk e marrim ne andaj duhet t`iu drejtohen organeve kompetente pra ministrisë”, pohoi Miranda Pajaziti, mjeke në Spitalin klinik Tetovë.

Për shkak të ndalesës për dhënien e certifikatave shëndetësore nuk mund të iu vazhdohet afati i patentë shoferëve të rreth 100 vozitësve profesionistë të autobusëve dhe maunave. Puna e autoshkollave është bllokuar edhe për shkak të ndalesës për regjistrimin e kandidatëve të rinj. Nga spitali thonë se vendimi do të do të hiqet vetëm pas stabilizimit të gjendjes me kovid.

/Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *