STOP lajmeve të rreme: As z. Ahmeti e as BDI nuk ndërhyjnë në zgjedhjet në Kosovë Kryetari i Bashkimit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të përfshihet ndonjëherë në proceset zgjedhore politike të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht demanton lajmet e rrejshme dhe tendencioze nëpër disa media margjinale elektronike në Republikën e Kosovës në lidhje me qëndrime inekzistente të kryetarit Ahmeti për sa i takon politikës së brendshme të Prishtinës zyrtare, në përkrahje të njërës apo tjetrës parti politike, e aq më pak duke njollosur cilindo lider të një partie në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit që pritet të mbahen në Kosovë.

Sot, si në të kaluarën, por edhe nesër dhe përgjithmonë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti vijojnë të zhvillojnë komunikim institucional me autoritetet në Kosovë dhe bashkëpunojmë vëllazërisht për të mirën e qytetarëve të dy vendeve tona.

Kryetari i BDI-së, z. Ahmeti vlerëson se zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, janë çështje vetëm e qytetarëve, institucioneve dhe partive politike të Republikës së Kosovës.

z. Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim urojnë që në Republikën e Kosovës me 14 shkurt të mbahen zgjedhje të qeta, të organizohet një proces elektoral demokratik dhe transparent përmes të cilit do të dëshmohet stabilitet dhe angazhim i fuqishëm drejt rrugës euro-atlantike.

Me respekt,

Bashkimi Demokratik për Integrim

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *