STUDIMI: KAKAOJA MUND T’JU NDIHMOJË TË HUMBNI PESHË

Studiuesit e Penn State kanë identifikuar pluhurin e kakaos si një ilaç potencial mrekullibërës për shëndetin e atyre që vuajnë nga dëmtimi i mëlçisë për shkak të mbipeshës, sipas eksperimenteve të kryera në minj të ushqyer me shumë yndyrë, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Nutricionistët tashmë e dinë mirë se kakaoja, përbërësi kryesor në ëmbëlsirat me çokollatë dhe kakaon e nxehtë, përmban nivele relativisht të larta të fibrave, hekurit dhe antioksidantëve – pavarësisht nga fakti që shpesh shoqërohet edhe me sheqer të bollshëm, një faktor kryesor në shtimin e peshës.

Studimi i botuar në “Journal of Nutritional Biochemistry”, zbulon se duke shtuar pluhur kakao në dietat e tyre, minjtë fituan peshë me një normë 21% më të ulët se ata që nuk morën doza kakaoje. Ata gjithashtu demonstruan pesha të ulëta të shpretkës – një shënues për inflamacionin e zvogëluar.

Sipas një studimi të botuar në nëntor – që nuk ka lidhje me studimin e mësipërm – zbuloi se çokollata e nxehtë gjithashtu mund të rrisë funksionin e trurit falë shkallës së lartë të flavanoleve të kakaos, të cilat dihet se përmirësojnë funksionet kardiovaskulare dhe njohëse tek të rriturit.

 /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *