Të sëmurët me Kovid-19 mund të trajtohen edhe në spitale private

Institucionet shëndetësore private, në kudër të ushtrimit të veprimtarisë për kujdes intensiv dhe terapi, mund të japin shërbime shëndetësore edhe për koronavirusin për pacientët të pranuar në institucion te të cilët gjatë dhënies së shërbimeve shëndetësore për diagnostikim , mjekim, trajtim, kujdes dhe rehabilitim në institucion është konfirmuar prania e shkaktuesit virusit Sars-Cov-2 për sëmundje infektive Kovid-19.

Kjo theksohet në plotësimin, që e ka bërë Qeveria në kuadër të seancës së sotme të 69, në Rregulloren me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore gjatë situatës së jashtëzakonshme, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *