Zaev: Deklaratat e Bojan Jovanovskit janë të pasakta

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk mohon se ka pasur takime me Bojan Jovanovskin, i cili është akuzuar në rastin “Reket” kur ka marrë pjesë në një emision në televizion, por si të pasakta i kualifikon deklaratat e tij se i ka thënë se e ndjekin shërbimet e huaja dhe atë edhe ish prokuroren speciale Katica Janevën.

“Nuk dua të komentoj deklarata të tilla sepse janë të pasakta. Gjithsesi gjithmonë me çdo njeri që e kam parë kamë bërë apel në punën ligjore dhe këtë sot e konfirmoj. Unë nuk mohoj se kam pasur takime me Bojan Jovanovskin në televizion, si dhe të gjithë të tjerët kur kanë qenë mysafir. Gjithmonë kemi komentuar situata të caktuara, shoqërore, çfarëdo qofshin, por nëse ndonjëherë kam komentuar se dikush mund të bëjë veprim të paligjshëm apo ka indikacione, diçka që kam dëgjuar, unë atë gjithmonë e kam thënë për shkak të së cilës ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë”, tha Zaevi.

Jovanovski në seancën e sotme tha se më 3 prill të vitit 2019 Zoran Zaevi, i ka thënë se edhe Katica Janevën e ndjekin shërbime të huaja dhe se nuk di se çfarë të bëjë.

“Është e saktë se kam qenë simpatizant i LSDM-së dhe pjesë e revolucionit të larmë. Atë ditë në zyrën time më informuan se një prokuror i huaj ka përgatitur akuzë. Më vjen keq që telefoni im nuk është dëgjuar, që të shihet se unë i pari denoncoj te Oliver Spasovski se Orce Kamçev më ka incizuar”, deklaroi Jovanovski.

Në konferencën për shtyp Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ku është drejtori i FSSH Don Donçev i cili dha dorëheqje, tha se ai ende është në punë dhe do ta kryejë funksionin derisa nuk emërohet drejtor i ri.

“Gjithsesi për dorëheqjen e tij jam i informuar që në mars për shkak të së cilës ka arsye familjare dhe private, bëhet fjalë për shkaqe shëndetësore normalisht, pritje ishte se më 12 prill do të përfundojë periudha e parazgjedhjeve, do të ketë zgjedhje dhe pastaj do të emërohen drejtorë të rinj. Siç u vazhdua kriza pritëm periudhë të kalojë dhe tani e kam të qartë pse në kalimin e krizës është parashtruar dorëheqje”, tha lideri i LSDM-së.

Donçevi, tha Zaevi, do të jetë këtu dhe nëse duhet të përgjigjet edhe në pyetje shtesë.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *