Zejtarët kërkojnë lirim nga kontributet për rroga dhe tatime të të ardhurave për shkak të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Zhvillim i Zejtarisë në në nivelin lokal shtetëror daton që moti, Zejtari e mirë zhvilluar dhe përfaqësimi i interesave të zejtarëve në tregun e huaj dhe përforcimi i konkurrencës së tyre.

Kështu theksojnë nga Oda zejtare e Maqedonisë së Veriut ku shtojnë se Odat moderne rajonale zejtare,të cilët e kanë formuar edhe Odën zejtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiten ta ngrisin dhe tregojnë se Zejtaria është gjithçka rreth nesh edhe se me Zejtari mund të jetohet dhe punohet. Ligji thotë se Veprimtaria zejtare është prodhimtari zejtare, shërbim zejtar, zejtari artistike dhe veprimtar artizanale vendore.

Afrim Fazliji, kryetar i Odës zejtare të RM së Veriut tha se situata e sapokrijuar në vend për shkak të koronavirusit dhe ata si pjesë e afarizmit, e cila momentalisht është tërësisht e bllokuar konsiderojnë që të ndërmarrin masa për tejkalim të krizës ku Zejtaria është goditur drejtpërdrejtë.

Mes tjerash ata propozojnë që të lirohen Zejtarët nga kontributet e rrogave dhe tatimi personal i të ardhurave për muajt mars, prill dhe maj ose deri në momentin e stabilizimit të situatës në vend.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *