Shkon në 31 numri i të prekurve me koronavirus, të infektuar mjekë dhe infermierë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 31.

Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar sot pasdite dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.

Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend u rrit në 31.

Për më tepër informacione Ministria e Shëndetësisë në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në Qeveri.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *