“27 Prilli”, dëshmitari: Në protestë na thirrën përmes viberit

Përmes një grupi në Viber, anëtarët e VMRO-DPMNE-së janë organizuar për të shkuar në protestat “Për Maqedoni të Përbashkët” tre vjet më parë. Një dëshmitar në gjykimin për organizatorët e 27 prillit, tha se bashkëpartiakët e tij nga komiteti vendor kanë shkuar në protesta. Vendi i grumbullimit ka qenë Muzeu i VMRO-së. Nuk dinte të tregojë nga kush kanë ardhur udhëzimet. Ka marrë pjesë me dhjetëra herë në marshin kundër Platformës së Tiranës. Më 27 Prill 2017, ka qenë në shtëpi. Ka shkuar në Kuvend kur ka parë që turma është brenda. Në sallën plenare ka arritur një urdhër që një pjesë e dhunuesve të shkonin në press sallën ku ishin deputetët e LSDM-së.

Kishte njerëz në VMRO-DPMNE që më ndihmuan nga inkasator në Agjencinë për Rrugë, të kthehesha në drejtori. Isha në Kuvend më 27 Prill që të më shohin dhe për t’ju falënderuar dhe njëkohësisht për t’ju dhënë mbështetje – u shpreh një dëshmitar për “27 prillin”.

Për mbrojtjen nuk ka asgjë kontestuese që VMRO-ja i ka mbështetur protestat. Partia nuk ka qenë organizatore.

Nëse duam të bëjmë analogji. Nëse prokurori që është i pranishëm në këtë sallë gjyqësore e i cili i mbështeti protestat e “Revolucionit Laraman”, a do të thotë kjo që ajo e mbështeti hyrjen në zyrën e Presidentit. Ajo mund të jetë mbështetëse, por në rastin 27 Prilli gjykohet për organizim – tha Elenko Milanov, avokat.

Sot dëshmoi edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se më 27 prill, si deputet, ka kërkuar që të zgjidhet Kryetar i Kuvendit, por që kryetari i atëhershëm Veljanoski nuk e ka lejuar atë. Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanoski dhe ish drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski akuzohen për organizimin e skenarit të përgjakshëm të 27 Prill.

/TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *