A ËSHTË NDARË STRESI NGA BASHKËSHORTJA?

Reperi Stresi vazhdon të jetë shumë i komentuar për jetën e tij private por edhe për atë profesionale, shkruan Insajderi.

Ai prej vitesh përflitet për marrëdhënia me bashkëshorten e tij, Keisin.

Dyshja, të cilët janë të martuar edhe zyrtarisht, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit aktual që kanë, pasi që ata jetojnë në vende të ndryshme edhe shumë shpesh është aluduar për ndarje nga ta.

Reperi së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

I pyetur nëse është ndarë nga gruaja, ai nuk ka hezituar të japë një përgjigje ndonëse asgjë konkrete.

“A je ndarë me gruan tënde Keisin, Stresi se të gjithë jemi kuriozë?”, ka qenë pyetja e parashtruar.

“Do ta kuptoni shumë shpejt”, ka thënë ai.

Stresi së fundi ka sjellë projektin e tij më të ri të titulluar “Unë foli i fundit” që në tekst përmban disa “dissa” për estradën shqiptare.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *