“Organizatorët e 27 prillit”, sot fjalë përfundimtare të mbrojtjes
Mbrojtja dhe të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet t’i japin fjalët përfundimtare. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata akuzohen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Këshilli penal për këtë çështje drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.
/Ts.mk