Anulohet Karnevali në Strumicë

Edicioni i sivjetshëm i Karnevalit ndërkombëtar të Strumicës përfundoi mbrëmë me mbajtje të koncertit nën maska, ndërsa përmbajtjet tjera që është dashur të mbahen deri më 4 mars janë anuluar, konfirmoi për MIA-n kryetari i Këshillit organizativ, Aleksandar Cicimov.

Edhe pse ende nuk ka vendim zyrtar të Qeverisë për anulim të ngjarjeve dhe tubimeve për shkak të paraqitjes së koronavirusit në vend, organizatorët morën vendim që të mos mbahet maskenballi, mbrëmja internacionale e karnevalit dhe karnevali i fëmijëve, si dhe përmbajtjet tjera që ishin planifikuar të mbahen në kuadër të festimeve të sivjetshme të karnavalit.

Në mënyrë plotësuese do të vërtetohet terminet, në të cilat di të mbahen manifestimet kryesore të Karnevalit të Strumicës.

Në natën internacionale të Karnevalit, që ishte caktuar për nesër, duhej të merrnin pjesë 45 maska individuale në grup nga vendi, por edhe nga
Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Italia dhe Gjermania me mbi 1.200 pjesëmarrës.

/TS/MK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *