Dita ndërkombëtare e Boshnjakëve shënohet me hapjen e Memorialit në Parkun e Çairit kushtuar viktimave të Srebrenicës

KRYETARI VISAR GANIU DHE ANËTARI I KRYESISË SË BOSNJË DHE HERCEGOVINËS SHEFIK XHAFEROVIÇ SHËNUAN DITËN NDËRKOMBËTARE TË BOSHNJAKËVE

Shkup, 28.09.2021 Me vendosjen e luleve të freskëta në Memorialin kushtuar viktimave të pafajshme civile të gjenocidin serb në Srebrenicë, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, shënoi 28 Shtatorin-Ditën ndërkombëtare të boshnjakëve në prani të anëtarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z.Shefik Xhaferoviç.

Në fjalën mirëseardhëse për mysafirin ne lartë nga Bosnja mike, kryetari Ganiu duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, tha se ky memorial, i vetmi kushtuar viktimave të Srebrenicës, jashtë territorit të Bosnjës, i dedikohet qëndresës epike të popullit bosnjak në përpjekjet shekullore për ekzistencë.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu tha se kjo ditë shënohet me mburje por jo edhe pa dhembje, duke vendosur lule në epitafin përkujtimor i cili tashmë është simboli global i Srebrenicës gjegjësisht gjenocidit në Srebrenicë.

‘Populli shqiptar dhe ai boshnjak, kanë qenë ndër popujt më të persekutuar në Ballkan. Ata që falin dhe harrojnë janë injorantë, dhe ata që falin dhe nuk harrojnë janë të ditur. Ne do zgjedhim rrugën e dytë. Përmes këtij epitafi jo vetëm një herë në vit, por çdo ditë sa herë që kalojmë pranë këtij simboli do përjetojmë një copëz mozaiku të dhembjes boshnjake dhe përpjekjes së tyre për të ecur në histori. Vëllezërit shqiptarë do i keni pranë, kudo dhe kurdoherë. Popujt që ndajnë një histori, ndajnë edhe një ardhmëri të përbashkët’, tha kryetari Ganiu në fjalimin emocional para Monumentit të Srebrenicës në Parkun e Çairit.

Ganiu tha se shqiptarët më së miri e ndjejnë dhimbjen e boshnjakëve.

‘Nuk besoj të ketë ndonjë popull tjetër që mund të empatizojë me boshnjakët në dhimbjet e tyre, t’i kuptojnë ata në ambiciet e tyre dhe t’i shtrijnë dorën vëllazërore e të ecin tok drejt ardhmërisë së ndritshme. E përbashkëta e këtyre popujve është dhimbja, fati i tyre është kalitja në shtypje dhe shpresa e tyre janë rinia e ndritshme’, deklaroi Ganiu.

Anëtari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës E.T. Shefik Xhaferoviç duke falënderuar nikoqirin për pritjen vëllazërore dhe për inicimin e ndërtimit të Memorialit të Srebrenicës mes Shkupit tha se sot në Ditën e Boshnjakëve gjendet në një vend të veçantë, në memorialin e viktimava të gjenocidit që ndodhi në një zonë të mbrojtur siç ishte Srebrenica.

‘Ky gjenocid është i pari i kryer pas mbarimit të Luftës së dytë botërore deri sot dhe e githë bota e civilizuar duhet ti nderoj këta viktima dhe ti dënon ata që e kanë planifikuar dhe realizuar. Ata duhet të gjykohen dhe dënohen. Njerëz të civilizuar siç jeni ju këtu përjutoni viktimat dhe e pranini gjenocidin, ndërsa është akti anti-civilizues dhje barbar mosnjohja e gjenocidit dhe lëndimi i viktimave të këtij gjenocidi. Ju jeni shembull se si duhet bota të vepron’, tha Xahferoviç.

Ndryshe ftesën për vizitën e sotme në Çair, anëtarit të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës Shefik Xhaferoviç ia dorëzoi kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, gjatë vizitës zyrtare në Sarajevë të realizuar me kryetarin e parë të Çairit, Izet Mexhiti dy muaj më parë. Komuna e Çairit kohë më parë u binjakëzua me komunën Stari Grad të Sarajevës, fryt i bashkëpunimit të shkelqyer mes dy popujve.

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *