DY SHOKË DESHËN TË BËNIN NJË RRENG, POR NJËRI NGA ATA PËRFUNDOI I VDEKUR

Një 20-vjeçar është qëlluar për vdekje pasi mori pjesë në një grabitje “rreng” që po filmohej për YouTube, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Dëshmitarët i thanë policisë se Timothy Wilks dhe një mik i ishin afruar një grupi njerëzish jashtë një parku familjar në Nashville, duke mbajtur thika të mëdha.

Wilks u qëllua më pas nga një 23-vjeçar, i cili i tha policisë se nuk kishte ide se kishte qenë një “shaka” dhe kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Miku i Wilks u tha oficerëve se “rrengu” kishte qenë për një video në YouTube. Askush nuk është arrestuar për vdekjen.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *