Edhe sot mot me shi

I ndryshueshëm dhe me reshje të përkohshme, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.Reshjet do të jenë më intensive gjatë pasdites në pjesën perëndimore, kurse në pjesën lindore do të shfaqen gjatë mbrëmjes. Në pjesën jugore të vendit, kur priten lindje të diellit do të ketë kushte për mot jostabil me reshje të shiut dhe bubullima. Do të fryjë edhe erë e dobët në drejtim juglindor, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë prej 11 deri në 17.Në Shkup do të jetë kryesisht vranët dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 11, kurse maksimalja në 15 gradë Celsius.Të martën dhe të mërkurën do të ndërpriten reshjet e shiut dhe do të kemi më shumë rreze të diellit.Të enjten kthehen reshjet sërish, ku për shkak të motit të ftohtë në pjesët malore priten edhe reshje të dëborës.Nga e marta pritet paraqitja e erës në drejtim verior.

Ts.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *