I RI NË MOSHË, FERO TREGON SE DIN TË JETË BABA SHEMBULLOR

Reperi Fero dhe modelja, Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë në 24 prill të këtij viti, përcjell Insajderi.

Ndonëse u bënë prindër në moshë të re, Fero me anë të një video të postuar në Instagram ka treguar se di të jetë baba shembullor.

Ai ka ndarë momente me vajzën e tij të quajtur Nina, teksa pranë saj në shtrat gjenden pelenat dhe mjetet tjera me të cilat është pastruar foshnja.

Nga ana tjetër, modelja tregon herë pas here në rrjete sociale që ende s’e beson dot faktin që tashmë është nënë.

Arbenita dhe Fero pas lindjes nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të vogëlushes, duke e mbajtur atë larg syrit të publikut.

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *