KUR DO TË MBAHET NATA MË E MADHE E FILMIT?

Për herë të parë në 40 vjet, zhvendoset data e natës më të madhe të filmit, shkak i pandemisë koronavirus.

The Academy of Motion Picture Arts and Sciences njoftoi të hënën se Oskari i 93-të nuk do të zhvillohet më në datën 28 shkurt ashtu siç ishte planifikuar, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Në vend të kësaj, bordi i drejtorëve tha se shfaqja do të zhvillohet në 25 Prill 2021.

“Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta. Sigurisht që edhe këtë vit. Shpresa jonë, në zgjatjen e periudhës së pranimeve dhe datën tonë të ndarjes së çmimeve, është t’u sigurojmë fleksibilitetin kineastët që u duhet të mbarojnë dhe publikojnë filmat e tyre pa u penalizuar për diçka përtej kontrollit të kujtdo”, tha Presidenti i Akademisë David Rubin dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Dawn Hudson në një deklaratë të përbashkët.

Hera e fundit që Oskarët u shtynë ishte në vitin 1981, kur ceremonia u vonua pë 24 orë për shkak të një atentati ndaj Presidentit Ronald Reagan.

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *