MBI 300 MIJË VAKSINA FALAS PËR KOSOVËN NGA BE

Mbi 300 mijë vaksina, Kosova do t’i përfitojë falas nga COVAX, njofton Insajderi.

Kjo ndihmë për vendin vjen fal mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti ‘EPIK’, të cilët me anë të një postimi në Facebook, tutje njoftuan se BE si donatori më i madh, ka ndarë mbi 850 milionë euro për këtë iniciativë.

Kjo shumë e ndarë nga blloku synon të sigurojë mbi një miliardë COVID-19, vaksina për vendet me të hyra të vogla dhe të mesme.

“Kosova do të sigurojë mbi 300,000 COVID-19 vaksina falas nga iniciativa COVAX, fal mbështetjes financiare nga BE”, thuhet në postimin e këtij instituti.

“Si donator më i madh Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 850 milion EURO për iniciativë COVAX e cila synon të sigurojë mbi 1 miliardë COVID-19 vaksina për vendet me të hyra të vogla dhe të mesme”, thuhet tutje në postim. 

/Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *